More Website Templates @ TemplateMonster.com - November 14, 2011!

Informacion rreth Internetit

Çfarë është interneti?

Interneti është sistem global i rrjetave të nderlidhura kompjuterike te cilat bejne shkembimin e te dhenave duke perdorur grupet e standartizuara te protokolleve per shkembimin elektronik te te dhenave. Ai eshte " rrjeti i rrjeteve" qe perbehet nga miliona rrjeta kompjuterike private , publike , akademike , te biznesit dhe qeveritare prej nivelit lokal deri ne global dhe te cilat lidhen me ane te kabllove te bakrit , fibrat optike , lidhjet pa tela dhe teknologjive te tjera. Shume sherbime dhe burime te informacionit sic jane : Posta elektronike (E-mail ) , bisedimi online (Online Chat ) , transferimi i skedareve (file transfer ) , ndarja e skedarve (File Sharing) , lojrat online , dhe Hypertext dokument (HTTP) jane pjese e Internetit.

Çfarë është IP?

Adresa IP është term që përdoret në informatikë me kuptimin e një numri/adrese të kompjuterit të kyçur në rrjetin kompjuterik (intranet) apo të internetit. Adresa e telefonit që përdorni në shtëpi ka prefiksin e shtetit, qytetit pastaj te lagjes dhe së fundi vije numri i regjistruar ne qendrën telefonike. Po ashtu edhe për llogaritësit dhe kompjuterët personal vlen një sistem i ngjashëm me atë të shpërndarjes së numrave telefonikë por paksa më kompleksë. Në terminologjinë e internetit, ndryshe nga ajo e telefonit nuk përdoret termi numri i kompjuterit por Adresa IP, pasi që këtu kemi të bëjmë me një numër paksa më kompleks. Adresa IP përbëhet nga katër shifra (katër bajt ose te shprehur në bit 32) të shkruara në numra decimal prej 0 deri 255. Këto shifra ndahen me një pikë dhe duken si në këtë shembull 148.173.212.6 . Shënimi decimal i adresës IP ndryshe quhet edhe "dotted quad notation".

Çfarë është ISP?

ISP eshte shkurtimi i Internet Service Provider (Pajises me sherbim Interneti). ISP jane kompani qe ju japin mundesi per t'u lidhur me Internetin. Pra, nepermjet ketyre kompanive dhe abonimit tuaj, ju mund te lidhni kompiuterat tuaj me Internetin.

Çfarë është Upload?

Upload eshte procesi i kundert i Download dergimi i te dhenave nga nje sistem lokal ne website, FTP server. Pra nese doni te dergoni nje dokument ne rrjet nga kompiuteri tuaj, ju duhet te upload dokumentin paraprakisht nga kompiuteri ne rrjet.

Cfare eshte Shpejtesia e Internetit?

Shpejtesia e internetit tregon sasine e informacionit (te shprehur ne Kb ose Mb) ne 1 sekonde. Pra, nese themi se shpejtesia e internetit eshte 1Mbps atehere ne nje sekonde transferohen (download ose upload) 1Mb material ose 1048576b (bite), 131072 B (byte). Sa me e madhe te jete shpejtesia aq me shpejte mund te behet transferimi. Nje material me madhesi 5MB ne nje lidhje me shpejtesi 512Kbps do te transferohej ne (5MB=5 x 210 = 5120KB; 5120KB x 8b=40960Kb ; 40960Kb : 512Kb = 80 sekonda) Ndersa ne nje lidhje me shpejtesi 1Mbps ky material do te transferohej per (5MB=5 x 8b=40Mb; 40Mb : 1Mb=40sekonda).

Rreth internetit

1

Çfarë është interneti?
Interneti është sistem global i rrjetave të nderlidhura....

2

Çfarë është ISP?
ISP eshte shkurtimi i Internet Service Provider...

3

Çfarë është IP?
Adresa IP është term që përdoret në informatikë...

4

Çfarë është upload?
Upload eshte procesi i kundert i Download...